BallinaKryesoreGara për kreun e PD/Jemin Gjana: Nuk është e vërtetë që anëtarët...

Gara për kreun e PD/Jemin Gjana: Nuk është e vërtetë që anëtarët kanë votuar më shumë…

spot_img
spot_img

Kur kanë mbetur edhe dy orë nga përfundimi i votimit për kreun e PD, Kryetari i Komisiont të Zgjedhjeve, Jemin Gjana tha se deri tani kanë votuar 44% ose 33047 anëtarë.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit. Referuar pretendimeve të një kandidati, Gjana u shpreh se anëtarët nuk kanë votuar me shume se njehere.

“Ka një lëvizje pozitive të shifrave. Me të dhënat e orës 16.00 pasdite, numri i votuesve në shkallë vendi është 33 mijë e 47 anëtarë e barabartë me 44% të votuesve.

Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në raport me 21 mijë anëtarë që ka Qarku i Tiranës, pjesëmarrja e votuesve në Tiranë është diku tek 46%. Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim. Në 3-4 orët e fundit nuk ka patur më lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më.

Dua t’ju bëj me dije edhe dy verifikimet që ne bëmë. Në Kombinat është paraqitur një, që me këto “Faceboook”-et na del një emër i njohur, nga këto mediat investigative, që ka shkuar, ka tentuar të votojë me pajisje. Është larguar në punë të vet. Shpresoj të mos ketë shkuar në ndonjë vend tjetër.

Ndërkohë, që nga një nga përfaqësuesit e kandidatëve morëm një informacion që tre votues që kanë votuar në Sarandë, kanë votuar njëkohësisht edhe në Vlorë dhe në Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, nuk rezulton që kanë votuar në Vlorë dhe në Gjirokastër. Kanë votuar vetëm në Sarandë. Tani po i kthejmë edhe përgjigjen zyrtare përfaqësuesit të kandidatit që na përcolli shqetësimin”, tha Gjana.

REZULTATI

Sipas Gjanës, rezultati pritet të dalë nesër paradite.

“Besoj se një të dhënë operative do të marrim diku tek 3 apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit por gjithmonë është një e dhënë operative, jo përfundimtare, nuk është rezultati përfundimtar. Ne do të presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër Tiranës, të presim të dorëzojnë materialet, do t’i mbyllim në zyrën e Komisionit të votimit. Kutitë e mbyllura që do të kenë brenda të gjithë materialet e votimit. Degët që janë shumë larg, psh, Tropoja, Saranda, kolonja, etj, do t’i presim që t’i sjellin diku nga orët e para të mëngjesit, sepse edhe ata do të pushojnë 2-3 orë dhe do t’i sjellin. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve që është i pranishëm në atë komision përkatës. Pasi të kenë mbërritur kutitë e fundit të nesërmen e orëve të para të mëngjesit, atëherë do të fillojmë hapjen e kutive, do të nxjerrim vetëm procesverbalet dhe do të hedhim në sistem vetëm procesverbalet, do të bëjmë shumatoren dhe pastaj do të komunikojmë fituesin zyrtar nesër paradite”

PENGESA GJATE VOTIMIT ?

“Në përgjithësi janë lejuar të votojnë, pa i penguar. Kur kemi mbajtur një qëndrim edhe në udhëzimet që kemi shkruar. Sepse pashë që zonja Konjari që ishte e pezmatuar sepse nuk kishte gjetur emrin në listë. Është e vërtetë që ka njerëz, aktivistë, anëtar të PD që nuk e kanë emrin në listë për efekt të përpunimit të herë pas here në sistemet e IT të emrave. Ngaqë e kemi ditur këtë paraprakisht edhe kemi mbajtur këtë qëndrim; që nëse nuk rezulton emri në listë por disponon një kartë anëtarësie të mund të votosh me kartë anëtarësisë. Natyrisht u kërkojmë ndjesë që janë detyruar të votojnë kundrejt kartës së anëtarësisë sepse nuk kanë patur emrin në listë, por janë pengesa ose janë lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme prandaj kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër në udhëzime. Sepse po të ishte një lëvizje, një heqje e qëllimshme, nuk u jepnim mundësinë që të votonin me kartën e identitetit dhe i pengonin. Nuk ka patur asnjë tentativë dhe asnjë qëllim për t’i penguar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular