BallinaAktualitetShkuan jashtë orarit zyrtar/ Kush janë dy deputetët e PD, të cilët...

Shkuan jashtë orarit zyrtar/ Kush janë dy deputetët e PD, të cilët nuk votuan për kreun e ri të partisë

spot_img
spot_img

Dy nga deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj nuk kanë mundur të votojnë  në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

“Panorama.al” mëson se shkak është bërë, pasi dy pedagogët kanë shkuar me vonesë për të votuar, pra pas përfundimit të orarit zyrtar që ishte 19:00.

Më herët, Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne PD, Jemin Gjana theksoi se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit. Referuar pretendimeve të një kandidati, Gjana u shpreh se anëtarët nuk kanë votuar me shume se njehere.

“Ka një lëvizje pozitive të shifrave. Me të dhënat e orës 16.00 pasdite, numri i votuesve në shkallë vendi është 33 mijë e 47 anëtarë e barabartë me 44% të votuesve.

Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në raport me 21 mijë anëtarë që ka Qarku i Tiranës, pjesëmarrja e votuesve në Tiranë është diku tek 46%. Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim. Në 3-4 orët e fundit nuk ka patur më lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më.

Dua t’ju bëj me dije edhe dy verifikimet që ne bëmë. Në Kombinat është paraqitur një, që me këto “Faceboook”-et na del një emër i njohur, nga këto mediat investigative, që ka shkuar, ka tentuar të votojë me pajisje. Është larguar në punë të vet. Shpresoj të mos ketë shkuar në ndonjë vend tjetër.

Ndërkohë, që nga një nga përfaqësuesit e kandidatëve morëm një informacion që tre votues që kanë votuar në Sarandë, kanë votuar njëkohësisht edhe në Vlorë dhe në Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, nuk rezulton që kanë votuar në Vlorë dhe në Gjirokastër. Kanë votuar vetëm në Sarandë. Tani po i kthejmë edhe përgjigjen zyrtare përfaqësuesit të kandidatit që na përcolli shqetësimin”, tha Gjana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular