Pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një tjetër lëvizje kundër kreut të shtetit.
Sot, pritet që vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit.
Kujtojmë se në Seancën e 9 qershorit në Parlament 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër.
Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”.
Ilir Meta bëhet kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.