BallinaKryesore“2+2=5”, Artan Fuga ironizon MAS për provimin e matematikës: Asnjë tezë provimi...

“2+2=5”, Artan Fuga ironizon MAS për provimin e matematikës: Asnjë tezë provimi s’dinë të bëjnë gjytyrymat!

spot_img
spot_img

Artan Fuga ka ironizuar me vendimin e Ministrisë së Arsimit, që tha se do të tolerojë te testimet e provimit të matematikës, si përgjigje ndaj protestave të maturantëve.

“Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t’i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!
Imagjinoj një skenë:
Sa bëjnë 2 plus 2?
Prit pak sa të shoh nga penxherja!
Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!
2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!”, thotë ai.

Postmi i plotë i Artan Fugës:

Çfarë bëhet kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë ta bëjnë?
Sa bëjnë 2 edhe 2?
Ka filluar një yrnek i ri.
Qysh nga viti që kaloi!
Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë, dhe nga ministria vjen përgjigja : “Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!”
Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!
Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t’i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!
Imagjinoj një skenë:
Sa bëjnë 2 plus 2?
Prit pak sa të shoh nga penxherja!
Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!
2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!
Po këta që thonë se bëjnë 4?
Ata na e kanë me t’futme!
Ore sa bëjnë vërtetë? Nëse pyetjet janë të gabuara anullohet konkuRsi a provimi, nuk ndryshohet korrigjimi. Provimet e maturës nuk janë si procese elektorale ku ndryshohet proces-verbali i votimit!
Cfarë bëhet mo kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular