BallinaAktualitetE rëndë/Nëna i dhuron foshnjën anëtarëve të bandës, për të shlyer drogën...

E rëndë/Nëna i dhuron foshnjën anëtarëve të bandës, për të shlyer drogën e marrë borxh

spot_img
spot_img

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se një nënë 28-vjeçare, ka përdorur foshnjën e saj dy muajshe, për t’i kthyer mbrapsht borxhin e marrë ndaj karteleve të drogës. Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat, shihet, se si policia shpëton foshnjën.

“Nëna ia kishte dhënë fëmijën anëtarëve të bandave të drogës si një garanci, për të paguar borxhin që i kishte. Foshnja në një farë mënyre, me anë të foshnjës, kishte paguar drogën që kishte blerë”, ka deklaruar polici Bruno Varolin Laet.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë hetimet, lidhur me nënën dhe personat që kishin pranuar ta marrin foshnjën si një lloj garancie. Raportohet se nëna në fjalë ka humbur kujdestarinë ndaj foshnjës, për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës, shkruajnë mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular