Një 20-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Milano, pasi u kap me 100 gramë kokainë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte përpjekur ta hidhte lëndën narkotike gjatë ndjekjes nga karabinierët.
Telashet për shqiptarin nisën rreth orës 15:00 të pasdites kur ai po qarkullonte me makinë. I riu ishte pikasur prej disa ditësh nga policia për shkak të lëvizjeve të dyshimta.
Arratisja e tij zgjati disa qindra metra, por më pas 20-vjeçari u bllokua nga policia. Gjatë kontrollit të çantës së tij u zbulua 100 gramë kokainë.