BallinaRajoniNis sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, Albin Kurti për herë të parë...

Nis sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, Albin Kurti për herë të parë përballë Vuçiç

spot_img
spot_img

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm nuk është dialog, por takim për dialogun e ardhshëm, për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian tashmë është bërë e ditur agjenda e takimit të sotëm

Sipas këtij paralajmërimi, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular