BallinaKronikeGazetarët nxjerrin blof policinë: E turpshme si po keqpërdoret RENEA

Gazetarët nxjerrin blof policinë: E turpshme si po keqpërdoret RENEA

spot_img
spot_img

Mbrëmja e së hënës u mbush me titra lajmesh me SMS në telefonat e gazetarëve se policia “po bënte namin” në një operacion të madh në disa qytete problematike sa i takon rendit në vend. Kryefjalë e të gjitha informacioneve ishte se “në rrugë kishte dalë RENEA”.

Reparti për Eliminimin dhe Neutralizmin e Elementëve të Armatosur përgjithësisht del rrallë nga reparti i tij në operacione të mirëmenduara për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë apo në situata kur policia e e shtetit përballet me elementë të armatosur. Ky repart special është konsideruar shpesh si elita e policisë së shtetit. Dhe mbrëmjen e së hënës ishte pikërisht fjala RENEA që gjendjen në çdo lajm.

U nis me Vlorën ku u tha se ishin arrestuar 10 persona, mes të cilëve edhe Edison Begaj, një person që pak ditë më parë iu bë një atentat përpara shtëpisë së tij në Kaninë në sy të fëmijëve të tij. Më pas u fol se “operacioni i madh” ishte shtrirë në Durrës dhe se po kontrolloheshin lokalet e Lulzim Berishës apo Plaurent Dervishit, të dy në arrati.

Jo rastësisht informacione vinin edhe nga Elbasani ku gjithashtu kishin shkuar forca të RENEA që kontrollonin çdo makinë që u dilte përpara. Gazetarëve iu tha “jozyrtarisht” se kishte informacione se ku fshihej Talo Çela, një i shumëkërkuar nga forcat e rendit i akuzuar se ka porositur një sërë vrasjesh në këtë qytet.

Një ditë më pas, informacioni zyrtar i policisë së shtetit (kur të gjithë prisnin “peshq të mëdhenj”) ishte reduktuar në pak rreshta dhe ku konfirmohej vetëm arrestimi i 41-vjeçarit Edison Begaj me akuzën “armëmbajtje pa leje”…

Kujt i shërbeu kjo shfaqje e radhës e shefave të policisë së shtetit që nxjerrin uniformat blu të armatosura deri në dhëmbë në rrugët e vendit duke u treguar forcë hallexhinjve pasi e sigurt është që “të fortët” që ata thonë se kërkojnë e kanë marrë më parë lajmin se RENEA ka dalë në rrugë.

Gazetarët më me përvojë që kanë mbuluar me vite të tëra ngjarjet e aktualitetit thonë njëzëri se kjo është mënyra e gabuar se si luftohet krimi dhe për më tepër duke keqpërdorur një emër “të rëndë” siç është RENEA.

Anila Hoxha, gazetarja e njohur e Top Channel shkruan në një koment të gjatë në faqen e saj në Facebook se teksa shihte forcat speciale RENEA, që kishin dalë ne Elbasan të blinduara dhe me mision rrufe, gati-gati ishte e sigurt që pas operacionit blic, do të kishtë arrestime të rëndësishme.

“Mendova që policia kishte informacione të sigurta për adresën, targat e makinës të të kërkuarit Talo Çela, megjithëse stepa disi se ç’donte RENEA ne Elbasan, kur për të shumë-kërkuarin, informacionet tregojnë se ai fshihet në Durrës.

Me pas kur pashe RENEA-n, aq spektakolare duke hyrë në një lokal në Vlorë e duke arrestuar një qytetar të dorës së tretë në krim, serish mendova: ata gjenden në Vlore sepse ju kanë lënë në dorë fotografi dhe informacione për vrasës me pagesë që qarkullojnë në këtë qytet dhe që eliminojnë për llogari të narkotrafikut.

Në përfundim, u zgjova me bindjen se RENEA, reparti për arrestimin e neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë ishte kthyer në Tiranë jo me pranga në xhep, por me pranga në duar të elementëve të rrezikshëm. Nuk ishte arrestuar as Talo Çela, as Klement Xhaferri, as Ibrahim Lici, as Nuredin Dumani. As një autor që mbasi plagosi në Vlorë u largua dhe vetë i plagosur nga vendngjarja!” – shkruan Hoxha e cila ngre pyetje të rëndësishme për të cilat nuk pret përgjigje.

“Atëherë përse dhe kush e dha informacionin apo dhe urdhrin që RENEA duhet të dalë rrugëve? Cili është plani i masave që e katandis repartin elitar duke kontrolluar makina? Eshte paradoksale, e dhimbshme dhe boll u tallet me policinë” – shkruan gazetarja e Top Channel.

“I masakroi RENEA kamarierët. Turp i Zotit! I sjell edhe me pamje, si arritje të madhe, Ard Veliu” – shkruan Ferdinand Dervishi, një tjetër gazetar veteran i kronikës së zezë. Edhe ai thotë se kjo mënyrë e luftës ndaj krimit të organizuar është pa kuptim.

“Në vend që të studiojnë grupet e rrezikshme kriminale të Vlorës, veprimtarinë e tyre dhe të gjejnë mënyrat se si t’i ndëshkojnë përmes provave te pakundërshtueshme dhe ligjit, shkojnë dhe arrestojnë për armëmbajtje pa leje viktimën e një atentati mafioz që shqiptarët ende e kanë para syve për shkak të tmerrit që përjetuan dy fëmijët e tij të mitur.

Këtu pyetja më e parë që ngrihet është: a i dha siguri shteti këtij njeriu pas atentatit të parë se nuk do të kishte një të dytë? Për mua JO. Asnjë e re për atentatorët. Përndryshe ai nuk do te mbante me vete një armë për vetëmbrojtje. Kjo histori sepse me kujton përmbajtjen e një dokumenti të kohës se fillimeve të shtetit shqiptar; “Vrasësi në drejtim të paditur, por viktima në duar të sigurta” – ironizon Dervishi.

“Sa gjynah ku ka përfunduar policia duke arrestuar viktimën, se autorët janë në drejtim te paditur!” – shkruan Flamur Vezaj, një tjetër gazetar që prej disa vitesh jeton në SHBA.

“Tregim force kot” – komenton Erion Kristo.

Foto e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha

Ajo që e vërteton se qëllimi i nxjerrjes së RENEA-s në rrugë me urdhër të shefave të policisë ka vetëm qëllim të bëjë spektakël në sytë e qytetarëve. E vërteton këtë edhe kjo foto që publikon gazetarja Anila Hoxha, ku në krah të një efektivi të RENEA të armatosur deri në dhëmbë shihet një polici i zakonshëm, pa asnjë masë mbrojtëse përveç maskën kundër Covid, të cilën e ka bërë të panevojshme në ambiente të hapura prej kohësh edhe i ashtuquajturi “Komitet i Ekspertëve”.

“Përse doli RENEA pa asnjë arsye në rrugët e vendit? Nëse ka humbur besimi tek policia lokale, mjaft me paralajmërime foshnjarake “po ndodhi më do t’ju shkarkojmë”. Ka plot te rinj e te reja në polici, që nuk janë bërë pis dhe që janë POLICE TE SHTETIT dhe jo policet vetjake të ndokujt” – e mbyll gazetarja Anila Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular