BallinaAktualitetGjyshja përcolli të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O...

Gjyshja përcolli të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës (Video)

spot_img
spot_img

Mes dhimbjes e lotësh, e ëma e Silvana Gushit ka përcjellë sot për në banesën e fundit të bijën dhe dy mbesat, Evën dhe Anastasian. Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e SIlnvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’!

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, që humbën jetën në aksidentit tragjik të një dite më parë, iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarët, mes dhimbjeve dhe lotëve.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip ‘Audi’, qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato. Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular