Roma ka mposhtur Juventusin 2-0 duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit.
Në pjesën e parë u zhvillua një lojë shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, edhe pse rastet për gol nuk munguan, por në pjesën e dytë ishte një përballje më e zjarrtë.
Juventusi luajti më mirë se Roma në pjesën e dytë, duke zotëruar topin, por ishte Roma që realizoi dy herë në portën e bardhezinjëve.
Golin e parë e shënoi Alessandro Florenzi (79’), ndërsa Edin Dzeko realizoi në fund një gol të bukur (90’+3), duke arëtuar kështu tre pikë tejet të rëndësishme për të shpresuar që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.