BallinaAktualitetFOTO/ ‘Mirëmëngjesi nga Velipoja’, qytetarët masakrojnë Ramën, ai fshin pamjet

FOTO/ ‘Mirëmëngjesi nga Velipoja’, qytetarët masakrojnë Ramën, ai fshin pamjet

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku vetëm pak orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate.

‘MIRËMËNGJES nga Velipoja e dashur’, shkruan Rama përbri fotos. Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë thënë Ramës se çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim, duke vënë në dyshim edhe faktin nëse ai jeton në Shqipëri, apo e ka kokën tjetër kund.

Pak minuta më pas kryeministri ka fshirë postimin për Velipojën dhe ka publikuar një video nga investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular