BallinaAktualitetArdi Veliu numëron viktimat në Velipojë, gazetari: I pafytyrë, plazhi kontrollohet nga...

Ardi Veliu numëron viktimat në Velipojë, gazetari: I pafytyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelët kur ju merreni me…

spot_img
spot_img

Pas masakrës për shezllonët në plazhin e Velipojës, në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe kreu i  Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Prania e tij në skenën e krimit me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve, hotelet e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit

Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës

Gazetari Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të paftyrë” Veliun, duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi.

Statusi i plotë i gazetarit Elvis Nabolli:

Ky është drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!

I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!

I paftyre….

Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!

Rezultati dihet… si sonte!!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular