BallinaKronikePas masakrës në Velipojë, përplasje edhe në Drimadhë/ Digjen 60 shezlongë, dyshohet...

Pas masakrës në Velipojë, përplasje edhe në Drimadhë/ Digjen 60 shezlongë, dyshohet për të shtëna me armë

Pas masakrës me 4 të vrarë në Velipojë, shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt, kësaj radhe në jug të vendit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh! Gjithashtu ka raportime se ka patur edhe të shtëna me armë.

Raportohet se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.

Një ditë më parë Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona. Viktimat e masakrës në Velipojë janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç, si dhe  Musaen Zeneli , i cili ishte viktima e pafajshme.

Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular