BallinaKronike'Shkuam për t'u sqaruar, por..."/ I plagosuri zbardh masakrën në Velipojë: Si...

‘Shkuam për t’u sqaruar, por…”/ I plagosuri zbardh masakrën në Velipojë: Si nisi përplasja me armë

spot_img
spot_img

Hasan Ferracaku (Verracakut), protagonist i masakrës së Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Hasan Ferracaku është shprehur se i gjithë konflikti ka ndodhur për shezlongët, që sipas tij këtë vit i takonte ti vendosnin ata sipas aplikimit që kishin bërë, dhe jo familja Gocaj.

Në dëshminë e tij, mësohet se Hasani ka deklaruar se debati ka nisur në plazh dhe më pas ka vazhduar në ambientet e hotel Gocaj, ku janë shkrehur edhe armët

Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet ne një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet i arrestuar në Spitalin e Traumës.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, vetëm 20 vjeç, mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar vetëm një ditë para masakrës punë në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular