Ndeshje e çmendur me 8 gola dhe 120 minuta të luajtura në Kopenhagen. Në fund ishte Spanja që arriti të triumfonte me rezultatin, 3-5 ndaj Kroacisë, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të EURO 2020.
Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 3-3, teksa në shtesa, iberikët arritën të realizonin 2 herë, duke dalë fitimtarë. VIJON…
FT: KROACI-SPANJË 3-5
Pedri 20′ (autogol), Orsiç 85′, Pasaliç 90+2′ / Sarabia 38′ , Aspilikueta 57′ , F.Torres 76, Morata 100′ , Ojarzabal 104′
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi! Spanja kualifikohet në fazën çerekfinale!
120′ Akordohet 1 minutë shtesë.
120′ Shtylla i mohon golin e gjashtë Spanjës, pas tentativës së Dani Olmos.
115′ Tjetër mundësi shënimi për spanjollët me anë të Moratës, gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.
113′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Modriç, vendin e tij e merr Ivanuseç.
106′ Kroacia provon të shënojë golin e katërt me Budimir, po gjuajtja e tij brenda zonës, shkoi ngjitur me shtyllën.
105′ Mbyllet 15 minutat e para të shtesës.
104′ GOOOOL SPANJA 3-5/ Dorëzohen kroatët. Ojarzabal shënon edhe golin e pestë për iberikët. Pas asistit fantastik të Olmos, futbollisti i Sosiedadit nuk fali brenda zonës.