Dy djem të rinj kanë tentuar të grabisin dhe thyejnë një local një natë më parë në qytetin e Durrësit.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momentin kur dy të rinjtë. Me kokat e mbuluara me bluzat e tyre afrohen pranë derës së lokalit.
Të dy, afrohen tek dera dhe bëjnë që ta shtyjnë atë e të futen brenda. Por, dorëzohen që pas tentativës së parë. Pasi nuk u hapet dera, dy të rinjtë zmbrapsen dhe largohen pa marrë asgjë.
Identitetet e tyre nuk dihen, ndërsa e gjithë skena është filmuar nga kamera e sigurisë.