Tifozët kanë bërë shaka me Cristiano Ronaldon, pasi mesfushori Granit Xhaka dje u pa duke pirë “Coca-Cola” para penalltive me Francën.
Veprimi i Ronaldos në konferencën për shtyp u bë viral, pasi largoi dy shishe Coca-Cola dhe tha ‘pini ujë’.
Ndërsa Xhaka edhe pse nuk gjuajti nga penalltia, rezultati doli i suksesshëm, pasi Zvicra mposhti Francën 5 – 4. Ndërkohë, tifozët kanë bërë shaka me CR7 duke e lidhur me situatën e Xhakës.
“Xhaka luan për 120 minuta dhe pastaj pi Coca-Cola. Shiko Ronaldo. Lojtarët elitarë i pëlqejnë këto gjëra”.
“Vetëm nëse Cristiano Ronaldo do pinte Cola, ai do ishte në Euro2020 akoma. Shikoni Xhakën që ndihet shumë i qetësuar me Coke”.