Premtoi dhe e bëri, ose më mirë, humbi bastin. Andreas Boni, kryeredaktori i gazetës së madhe zvicerane, BLICK ka lyer flokët e bardha.
Gazetari në fillim të Kampionatit Europian EURO20 kritikoi ashpër futbollistët ‘Helvetikë’, në veçanti Granit Xhakën , për shkak se ky i fundit i bëri flokët me të bardhë dhe bëri një tatuazh.
Mbrëmë Zvicra arriti të eliminonte Francën, për t’u kualifikuar në çerekfinale të EURO20.
Boni kishte vendosur bast me një tifoz, në rast se ‘Helvetikët’ kualifikohen, ai do t’i bënte flokët e bardha si Xhaka.
“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”, ka thënë Boni
Kujtojmë që Zvicra në çerekfinale do të luajë