BallinaKryesoreVKM për në Universitet/Jorida Tabaku: Rritja e notës mesatare konfuzion dy javë...

VKM për në Universitet/Jorida Tabaku: Rritja e notës mesatare konfuzion dy javë përpara provimeve!

spot_img
spot_img

Nga Jorida Tabaku

Padija dhe keqdashësia janë jo rrallëherë larg njëra tjetrës. Ministrja e Arsimit me paaftësinë që ka karakterizuar edhe paraardhësen e saj vazhdon të prodhojë gafa me të njëjtin standard si shërbimet ndaj kryeministrit. Dy javë përpara se të nisë sezoni i provimeve të maturës, ministrja nxjerr një VKM në lidhje me notën mesatare. Duke ndryshuar thuajse totalisht skemën e futjes në Universitet pak javë përpara se tënisin provimet. Sakaq maturantët pas këtij urdhri janë të pasigurte, të frikësuar dhe të konfonduar nga ajo çfarë kanë lexuar pak ditë përpara provimit.

Në 6 vite nuk mbaj mend një udhëzim apo VKM në shërbim të arsimit nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Si një feud personal dhe i mbushur me paaftësi, pasi prodhoi ligjin klientelist që zbrazi studentët në shesh, pasi gënjeu studentët për gjoja bashkëbisedimin vazhdon të shkatërrojë edhe ato pak arritje të arsimit publik. Sot universitetet publike rrezikojnë falimentimin dhe dështimin, ndërkohë që qeveria ka synimin për ta rrëmbyer dhe pavarësinë e Arsimit Publik duke emëruar kukulla të vjetra apo të reja me urdhër të Ministres së Paditur të Arsimit.

Me këtë gjendje të mjerueshme të arsimit dhe drejtueses së arsimit në vend, nuk është habi që 50% e të rinjve duan të largohen nga vendi. Një në tre të rinj sot është i papunë dhe i dëshpëruar dhe nuk pret të gjejë një punë në Shqipëri, gjithnjë e më pak janë të rinjtë që duan të frekuentojnë fakultetet. Në gjithë këtë zallamahi, ministrja dhe shefi i saj vazhdojnë të prodhojnë urdhra si e si për të rënduar gjendjen e arsimit publik duke vrarë shpresën për arsim dinjitoz dhe për shkollim dinjitoz.

Partia Demokratike nuk premton mrekullinë dhe as utopinë. Beteja jonë do të jetë për të reformuar arsimin dhe për të zhbërë një herë e mirë kalbësirën e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ne duam t’i japim të rinjve mundësinë për të zgjedhur, pasi nuk shohim tek qytetarët problemin siç qeveria Rama mendon. Ne tek të rinjtë, tek shqiptarët shohim shpresën dhe motorin e vetëm të ndryshimit. Ndaj do të luftojmë që ditën e parë për t’i dhënë mundësi të rinjve të zgjedhin, për t’i dhënë mundësi atyre që luftojnë për dijen që të jenë të suksesshëm përmes kushteve të barabarta. Ne do të luftojmë që çdokujt të mos i pritet e drejta për t’u shkolluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular