BallinaAktualitet“Rama paraqitej si radikal. Shkëmbeu replika me Pashkon dhe…”- Preç Zogaj: Ja...

“Rama paraqitej si radikal. Shkëmbeu replika me Pashkon dhe…”- Preç Zogaj: Ja përse u zgjodh Berisha në krye të PD

spot_img
spot_img

Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj ka zbuluar prapaskena nga mbledhjet e të rinjve anti-komunistë, përplasjet e Edi Ramës me Gramoz Pashkon, dhe zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.

Në një rrëfim në emisionin “Opinion” Zogaj shprehet se kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e grupit të punës, por pas përplasjeve që pati me Gramoz Pashkon u largua. Sipas Zogajt Rama paraqitej si një person radikal, por që perceptohej se luftonte për pushtet brenda llojit në Partinë e Punës, më shumë se sa për demokraci për të tjerët.

Rama ka ardhur te mbledhja dhe ka folur. I caktuan një vend ku ishin drejtues, ku ishte edhe Pashko. Rama ka qenë në grupin e punës, pra ai është caktuar. E kam parë duke konsumuar disa replika me Pashkon dhe iku. Rama dhe Pashko e panë njëri-tjetrin në sy. Unë mendoj që ata kanë perceptuar që nuk kishte vend për dy njerëz të periferisë së Bllokut aty. Rama paraqitej si radikal, ky është paradoksi. Rama përfaqësonte një korent brenda Partisë së Punës që ishin të mbushur kundër Ramiz Alisë. Ishte perceptim i luftës për pushtet brenda llojit më shumë se sa një demokraci për të tjerët. Ai (Rama) iku nga aty”, u shpreh Zogaj.

Shkrimtari ka rrëfyer si u zgjodh Sali Berisha kryetar i PD-së dhe momentin kur u larguan Arben Imami dhe Azem Hajdari, që ishte “traumatik” për shumë prej demokratët.

Berisha është zgjedhur kryetar i PD në 14 shkurt, në një mbledhje të Kryesisë së sapo zgjedhur. PD ka funksionuar me komision nismëtar. Dhe kryetari i zgjedhur me konsensus ishte Azem Hajdari. Dhe u bë një mocion në Komitetin Nismëtar për shkarkimin e Azemit sepse disa nga nismëtarët e Komitetit Drejtues kishin vërejtje për mënyrën se si e drejtonte. Kryesisht për komportimin e Azemit. Mbas votimit kur Azemi nuk i fitoi votat, Arben Imami dhe Azemi ikën. Kjo nuk është PD që kemi krijuar ne thanë. Aty ranë një heshtje e madhe. Largimi i Azemit ishte traumatik. Edhe i Arben Imamit. Të gjithë pamë njëri-tjetrin. Unë e kam argumentuar që kjo gjë nuk duhet të ndodhte”, vijon shkrimtari i njohur.

Ndër të tjera Zogaj zbulon se ai dhe Neritan Ceka ishin determinues në zgjedhjen e Sali Berishës kryetar të PD, pasi pati zëra që kërkuan balotazh pasi Berisha nuk kishte fituar 50 plus një.

Berisha ishte më popullor dhe njerëzit në Shqipëri njihnin atë si lider dhe për shkak të një protagonizmit që ai kishte pasur në vitin 1990. Po në atë mbledhje të vogël ai pati një më shumë mbështetës. Pashko dhe Berisha ishin dy tipologji të ndryshme. Unë me Neritan Cekën kemi qenë determinues në zgjedhjen e Berishës në krye të PD në 14 shkurt. Unë me Berishën kam pas njohje para 90-ës që kur ishte kardiolog dhe bisedonim për letërsi. Neritani ishte më afër Berishës, Mitro Çela ishte vartës se ishte drejtues i shtypit. Ishte një grup tjetër që ishin me Meksin ose me Pashkon. Berisha fitoi, por nuk fitoi 50 plus 1, aty dëgjova për herë të parë Ben Dehmetin se duhet të bëjmë balotazh. Unë mendova se do të ketë një drejtim kolegjial. Kishte njerëz që mua më kritikuan për qëndrimin që mbajta, se ata mendonin se disa prej anëtarëve të komitetit i kisha miq. Ata parashikuan që ai unë që unë e quajta drejtimi kolegjial nuk do të ndodhte asnjëherë”, tha Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular