Autoritetet greke kanë arrestuar shtatë persona mes tyre dhe një 35-vjeçar shqiptar që ishte kreu i bandës që kryente vjedhje në ishullin grek Mykonos.
Sipas mediave greke arrestimi i tyre ka ardhur pasi kishin kryer 39 vjedhje në shtëpitë luksoze të ishullit dhe kishin vjedhur sende personale me vlerë 320,000 euro.
Gjashtë burra dhe një grua 32-vjeçare u arrestuan si pjesë e bandës e cila operonte e ndatë në dy grupe dhe kishte si lider 35-vjeçarin shqiptar.