Prej ditës së sotme, kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë, të cilët janë të lirë të udhëtojnë drejt vendit fqinjit.
Burime për mediat bëjnë me dije se zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis njoftoti pak më parë se nga sot, 01 korrik, pika kufitare e Kakavijës do të jetë hapur 24 orë
Po ashtu është hapur edhe pika kufitare e Kapshticës, ku tashmë nuk do të jenë vetëm punëtorët sezonalë që mund të kalojnë nga kjo pikë, por edhe turistët.
Ndërsa nga porti i Sarandës që është e vetmja lidhje detare e Shqipërisë dhe Greqisë është nisur në orën 16:00 trageti i parë drejt fqinjit.
Por që të mund të kaloni kufirin duhet patjetër që me vete të keni një test negativ, jo më shumë se 72 orë nga momenti që kaloni kufirin, si dhe të keni plotësuar patjetër 24 orë para formularin PLF.
Njoftimi i MEPJ:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1️⃣ korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7️⃣ korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
✅PLF
✅PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë 👇:
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë (🕗 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).