BallinaKryesoreNga më i shpejti e më i sakti, te faullet dhe kilometrat,...

Nga më i shpejti e më i sakti, te faullet dhe kilometrat, statistikat e futbollistëve deri në çerekfinale të Euro 2020

spot_img
spot_img

Në pritje të ndeshjeve çerekfinale të Euro 2020, UEFA ka nxjerrë statistikat e futbollistëve. Dihet tashmë që shënuesi më i mirë është Cristiano Ronaldo me 5 gola, i cili ka dhënë edhe një asist për 360 minuta lojë.

Me 4 gola janë 3 lojtarë: Schick, Benzema dhe Forsberg, ku vetëm çeku është në garë për Këpucën e Artë. Performancën më të mirë në zonë sëish e ka Ronaldo. Nga dy herë, Lukaku, Dumfries, Spinazzola dhe Busquets janë shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Lojtari që përshkoi më shumë km në ndeshjet e luajtura deri më tani është Marcel Sabitzer i Austrisë, plot 48.7, ndjekur nga Albin Ekdal i Suedisë me 47.2 km.

Lojtarët më të shpejtë sipas UEFA-s janë Spinazzola i Italisë dhe Nego i Hungarisë me 33.8 km në orë, ndjekur nga Coman i Francës me 33.7 km në orë. Futbollisti më i saktë në është Laporte i Spanjës me 390 pasime, 97% saktësi. Niqet nga Kroos me 90.5%.

 

 

Asistuesi më i mirë është Zuber i Zvicrës me 4 të tillë. Pak e pabesueshme, lojtari që shkaktoi më shumë faulle është Morata, 13 të tilla, ndjekur nga Pogba me 11. De Vriij i Holandës rikuperoi më shumë topa nga të gjithë, 38 herë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular