Këngëtarja Olta Boka është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Megjithatë që kur është bërë nënë, ajo është bërë edhe më “dorëlëshuar”, duke ndarë shumë detaje në rrjetet sociale.
Sot, partneri i saj, Iv Rrokaj që njihet edhe si djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, feston ditëlindjen dhe Olta ka zgjedhur ta urojë për herë të parë publikisht.
Ajo si rrallëherë ka publikuar një foto me të në Instagram dhe i ka bërë një dedikim publik. Në foto ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen të veshur me bluza të njëjta.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, ka shkruar Olta përkrah fotos.
Çifti janë njohur së bashku gjatë kohës, që Olta ishte studente, ndërsa Ivi pedagogu i saj. Prej një viti, ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Gaia.
Kujtojmë se për pak ditë çifti do të festojnë edhe 1-vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre