Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, në rrjetet sociale ku shihen parcela kanabisi të mbjella në fshatin Belush të Shkodrës.
Ndërkohë krahas videos, Berisha ka ndarë edhe denoncimin e qytetarit, ku sipas këtij të fundit në këtë vend janë mbjellë mbi 3 mijë rrënjë kanabis dhe që ruhen nga persona të armatosur. Po ashtu sipas denoncuesit parcelat janë në mbrojtje të shefave të policisë që marrin përqindje nga fitimet.
“Në narkoshtet, shefa dhe policë ndajnë paratë e drogës me trafikantët!” – shkruan Berisha që publikon edhe SMS-në e denoncuesit.
“Pershendetje dr po ju dergoj një informacion ae ka te beje me rreth 3 mij rrënjë kanabis sativa keto jan te mbjellura ne vendin qe quhet belush e kap shkodra si zone dhe aty kufizohet me fshatrat e lezhes un e kam pa rastësisht dhe kam filmuar shumë pak se ishin plantacione plot e mora vesh se kryesori na ishte Vitor Gjini nga Vigu dhe banues në Talie Lezhë.
Ky zoteria ka çu punetorët atje ishin te armatosur nuk lenin njerez te kalojne aty shyqyr qe nuk me pane duke filmuar nje parcele te vogel imagjino sa ishin tjerat behet fjale 3 mijë rrenjë. Ju lutem beje publike ju dergoj dhe locacionin ku dhe mbrohen nga shefat e policise shkoder dhe nga polici i zones.ato marrin perqindjen e vet” – thuhet në mesazhin e denoncuesit.