BallinaKryesoreBoris Johnson nën presion/Nëse fitojnë "Euro 2020", anglezët të hënën duan...

Boris Johnson nën presion/Nëse fitojnë “Euro 2020”, anglezët të hënën duan…

spot_img
spot_img

Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë nën presion që të deklarojë ditën e hënë pushim “emergjence” për administratën dhe bankat nëse Anglia shpallet kampione e Europës përballë Italisë në finalen e së dielës.

Më shumë se 100 mijë persona kanë nënshkruar një peticion që zyrat publike dhe bankat të mos hapen ditën e hënë, nëse Anglia fiton kupën, ndërsa Boris Johnson nuk e përjashtoi këktë si mundësi, por e shmangu duke thënë se “nuk dëshironte të fliste para kohe për të mos sjellë fat të keq”.

“Mendoj që do të sillte fat të keq, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Peticioni është mbajtur në faqen zyrtare të Parlamentit britanik. Ai u hap ditën e enjte në mëngjes, pasi fitores së Anglisë ndaj Danimarkës në gjysmëfinale me rezultatin 2-1.

“Është e vështirë për ne që të mblidhemi me familjet tona për ta ndjekur ndeshjen në orën 20:00, por duke e ditur se ditën tjetër do ta kemi pushim mund të ndihmojë në këtë drejtim. Përveç kësaj, një fitore kaq historike duhet festuar dhe skuadra fituese të parakalojë me trofeun. Një ditë pushim do të ishte perfekte për këtë. Anglezët natyrisht do të dëshironin që ta shijonin në maksimum fitoren, që do të ndihmonte edhe bizneset që të përfitonin një rritje të xhiros së tyre në këto kohë të vështira”, thuhet në peticion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular