BallinaAktualitetZbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit të ndeshjeve

Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit të ndeshjeve

spot_img
Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i befasoi të gjithë kur në kulmin e audiencës së ndeshjes gjysëm finale Angli- Danimarkë, kur njoftoi nga Wembley (foto poshte dje nga momenti kur dha lajmin) largimin e tij përfundimtar nga profesioni që e ushtron prej më shumë se 30 vjetësh.
Peut être une image de Dritan Shakohoxha, position assise et position debout
Pas këtij lajmi, lapsi.al arriti të mësojë se cila mund të ishte arsyeja e fortë që e detyroi gazetarin të “braktisë” atë që ai e cilësoi si dashurinë e madhe të jetës së tij.
Ndonëse deri më tani nuk ishte bërë publike, redaksia e lapsi.al zbuloi se Dritan Shakohoxha do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, post që aktualisht mbahet nga Armando Duka.
Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë konkurrim, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet kështu për fushatën e fillimvitit të ardhshëm. Ai do të sfidojë në këtë garë, Armando Dukën, i cili e drejton FSHF prej pese mandatesh. E veçantë për këtë garë do të jetë fakti, se Shakohoxha, ndryshe nga rivalët e mëparshëm të Dukës, nuk ka ndonjë përkatësi sportive apo politike.

Kështu që, siç do të thoshte edhe vetë komentatori, deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, “mbani frymën miq” për të mësuar fituesin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular