BallinaAktualitet"Jeta e 2 vajzave të vdekura vlejti vetëm 4 vite burg"/ Gjykata...

“Jeta e 2 vajzave të vdekura vlejti vetëm 4 vite burg”/ Gjykata ‘fal’ shoferin e dehur, nëna mesazh rreqethës

spot_img

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një tjetër automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.

Nëna e njërës prej tyre ka shkruar në një status në rrjetet sociale e bija u përplas për vdekje në ditën e saj të lindjes. Ajo shprehet se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi, por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite.

“Me 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… në një ditë kur si çdo e rë don me e gëzu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si çdo nanë don me e pa bijen e vet, por në arkivolin e ftoftë…

E dje ty e shoqen tandë Xheni të vranë për së dyti… ia lamë në dorë drejtësisë e nuk kërkume vetëgjygjesi, e jeta dy vajzave të vdekuna dhe e dy të tjerave që shpetune nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite denim për autorin…

Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo botë…. Edhe sa gjamë duhet me ndodhë qe i papërgjegjshmi me marrë denimin e meritum e mos me e pesu edhe shumë familje të tjera dhimbjen tonë!!!!!”, shkruan ajo.

Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë. Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi. Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular