Romelu Lukaku e mësoi me pahir se sa të mirë janë në detyrën e tyre Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonuçi. Sulmuesi belg u përpoq që të përfitonte ndaj veteranëve të mbrojtjes italiane duke i sfiduar tek për tek, por ata shkëlqejnë në të tilla taktika, edhe kur përballë kanë një kundërshtar që ka shënuar 50 gola për sezon.
Chiellini dhe Bonuçi numërojnë 219 ndeshje në total së bashku, ndaj dinë disa gjëra më shumë se si mbrohet në këto nivele, duke u siguruar që mundësia më e mirë për Lukakun të mbërrinte nga një 11-metërsh. Ata joshen nga gjithçka që kanë përballë, u pëlqen të “tërbojnë” sulmuesit, t’i bezdisin nga këmbët, godasin dhe acarojnë. Anglia duhet të gjejë një rrugë tjetër për ta bërë lojën e kësaj dysheje të parehatshme dhe ajo që i tërbon këta mbrojtës është shpejtësia e sulmuesve.
Anglia është e bekuar që ka një numër të madh sulmuesish që mund të shpërthejnë me shpejetësi dhe mund të jenë kërcënim për Chiellini-n dhe Bonuçi-n. Raheem Sterling është në krye të listës. Është kandidat potencial për t’u shpallur lojtari i kompeticionit dhe është në superformë, duke qenë një kërcënim madhor për Italinë. Lojtarët e shpejtë në përgjithësi mund të qëndrojnë gjatë të gjithë ndeshjes në hije, por në një moment, kur u jepet mundësia të godasin.
Ajo që Sterling, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho do të kenë nevojë të dielën është që Chiellini dhe Bonuçi të lihen pas krahëve dhe të godasin paq Italinë. Spanja e bëri mirë këtë në gjysmëfinale, duke shfrytëzuar një 9-tsh të rremë në fushë për të mashtruar mbrojtjen e tyre. Harry Kane mund të zhytet më thellë për të tërhequr mbrojtësit, një rol që e ka bërë te Tottenham, duke u dhënë mundësi lojtarëve të shpejtë që të shfrytëzojnë hapësirat e krijuara. Mbrojtja italiane nuk pëlqen që të jetë më fytyrë nga porta e vet, që të detyrohet që të shtyjë topin në autogol. Ky është momenti që e kuptojnë se janë në telashe, ashtu siç autogoli i Danimarkës në gjysmëfinale ndaj Anglisë e provoi.
Mungesa e Leonardo Spinazzola-s është një goditje e madhe për Roberto Mancini-n, sepse mbrojtësi i majtë ishte ndër më të mirët për Italinë. Largimi i tij çorodit prapavijën dhe Emerson Palmieri zë vendin e tij pas një sezoni të kaluar përgjithësisht në stol te Chelsea.
Finalja mund të jetë një kundërsulm i shpejtë. Për këtë nevojiten lojtarët me kontroll topi të mirë dhe ecje të shpejtë me të në këmbë, që heqin presionin nga skuadra e tyre dhe e zhvendosin brenda sekondave te kundërshtarët. Chiellini dhe Bonuçi nuk e pëlqejnë këtë. Sado me përvojë të jesh, është e vështirë të mbrosh përballë lojtarëve të shpejtë, teknikë, driblues dhe goditës kur i ke përballë.
Chiellini dhe Bonuçi me të drejtë kanë reputacionin si dyshja mbrojtëse më e mimrë në botë. Cilësia dhe inteligjenca i kanë ndihmuar që të luajnë edhe në këtë moshë në të tilla nivele dhe kanë mbi supe një mori titujsh. Anglia, sidoqoftë, nuk duhet t’u trembet për shkak të reputacionit. Ata duhet t’i respektojnë kundërshtarët, por nuk do t’ja dijnë se kë kanë përballë. Ka një “trimëri” te ky grup që është shumë i ripërtërirë.
Sa më shumë zgjat ndeshja, aq më i rëndësishëm bëhet stoli i Anglisë. Gareth Southgate nuk ka 11 lojtarët më të mirë të turnerut, po diferencën e bën stoli. Nëse Anglia e mban ndeshjen për një orë, duke lodhur Italinë Phil Foden, Jack graelish, apo Marcus Rashford mund të jenë shumë të rrezikshëm. Këta janë lojtarë që shfrytëzojnë në maksimum hapësirën më të vogël që kanë përpara.
Southgate ka aktivizuar zëvendësimet në kohën e duhur në pesë ndeshjet e para. Mund të shndërrohet në një ndeshje shahu me Italinë dhe Southgate është shahisti më i mirë deri më tani në këtë turne. Çfarëdo që kundërshtari i hedh përballë anglisë, Southgate ka treguar se e ka gjithmonë një zgjidhje.
Ndonjëherë, trajnerët mund të ngrijnë dhe të mos marrin asnjë vendim, por Southgate ka treguar se gjithmonë është reagues, pavarësisht situatës. Ishte e vështirë për të që të thërriste në kombëtare Graelish, por ai e dinte që ishte i rëndësishëm dhe i duhej për ta çuar Anglinë deri në finale dhe vetë Graelish duhet ta ketë kuptuar këtë tani.
Çoroditja e Italisë në fushë do të jetë me rëndësi. Ajo fillon me Jorginhon e vendosur para mbrojtjes me katër. Mason Mount mund të jetë njeriu që ta markojë, duke e njohur te Chelsea edhe si lojtarë të së njëjtës skuadre, ku luan e stërvitet me të. Ai ja njeh lojën, lëvizjet dhe pasat që pëlqen.
Anglia duhet të japë më të mirën që të dalë fituese në 90 apo 120 minuta lojë përballë Italisë. Southgate duhet të japë më të mirën përpara një Wembley të mbushur plot dhe përballë një publiku që asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq besim te skuadra e tyre. Pas 55 vitesh për të arritur në një finale madhore, Anglia mund të fitojë një europian dhe këtë e kanë në dorë…lojtarët e shpejtë në fushë.
Burimi The Guardian –