BallinaKronikeVIDEO/Po ktheheshin nga Greqia, makina me 4 pjesëtarët e familjes del nga...

VIDEO/Po ktheheshin nga Greqia, makina me 4 pjesëtarët e familjes del nga rruga dhe përfundon në kanal

spot_img

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Levan-Tepelenë, ku mbeti i lënduar drejtuesi i automjetit. Ai është 46-vjeçari, Maksi Habeja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh. “News24” raporton se në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.

Mësohet se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Ndërkohë qytetarë të rastit janë ofruar dhe i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 46-vjeçarit, duke u përpjekur t’i qetësojnë. “Jeni shumë mirë qetësohuni”, dëgjohet të thotë një qytetare teksa përpiqet t’i ndihmojë të lënduarit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Po ashtu mësohet se e gjithë familja është transportuar në spital për të kryer kontrollet e nevojshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular