BallinaKryesoreDebate në Kryesinë e PD. Nënkryetarët e PD kritikojnë raportimin e Gaz...

Debate në Kryesinë e PD. Nënkryetarët e PD kritikojnë raportimin e Gaz Bardhit

spot_img
spot_img

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka nisur me debate. Drejtuesi e qarqeve janë përplasur me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi duke kundërshtuar përfundimet e nxjerra nga analiza për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas drejtuesve politike, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin, ndërsa ky mendim është mbështetur nga Edi Paloka, Edmond Spaho, ndërsa ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi. Madje kanë hedhur dyshime se e gjitha është bërë që disa të dalin më mirë nga analiza, ndërsa Bardhi është justifikuar se objektivat nuk i ka vendosur ai.

PJESË NGA DEBATI:

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politikë kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë sesi është hartuar.

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq.

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular