BallinaKryesoreReagon PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të...

Reagon PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Edi Rama. Peshku qelbet nga koka

spot_img
spot_img

Reagon PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Edi Rama. Peshku qelbet nga koka

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  INA ZHUPA

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paraljmëruam që ishteorkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama. Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e  sotëm të Këshilliit të Ministrave që të  furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës. Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon se si vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike  të Kavajës dhe Durrësit. Vënia në dispozicion dhe krijimi  i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës  me qëlim pasurimiin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie. Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës. Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular