Një 14-vjeçare në Berat është mbytur në lumin Devoll. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Fermë Partizani ku një grup adoleshentësh të moshës 14-15 vjeç kishin shkuar për t’u larë në lumë.
Shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.
Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.