BallinaKronikeNë sy të gruas/ Shqiptarët vrasin të moshuarin që po tërhiqte para...

Në sy të gruas/ Shqiptarët vrasin të moshuarin që po tërhiqte para në ATM

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lecce të Italisë. Mësohet se një 69-vjeçar është vrarë nga dy shqiptarë të cilët pasi e kanë pritur të moshuarin të tërhiqte paratë nga ATM-ja , ia kanë marrë paratë dhe më pas e kanë vrarë.

Viktima është Giovanni Caramuscio një ish menaxher banke i dalë në pension. Kamerat kanë fiksuar dy vëllezërit shqiptarë të cilët kishin vepruar me maska anti-covid, por gjatë arratisjes ata kishin lënë më shumë sesa një gjurmë në vendngjarje. 69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve.

Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat. Karabinierët që hetojnë incidentin tashmë kanë në duart e tyre videon e kamerës së sigurisë të degës së Banco di Napoli në San Pietro në Lama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular