Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar pamjet nga Kuvendi Kombëtar i zhvilluar ditën e sotme, ku ka deklaluar se PD hyri në një garë të pabarabartë.
‘Ne nuk dorëzohemi përballë pakicës që ka ndaluar dhunshëm ndryshimin, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, ne nuk heqim dorë nga Shqipëria’, shkruan Basha në Facebook.
Basha tha sot se PD hyri në këtë betejë pa asnjë pushtet, por vetëm nga vullneti i lirë i shqiptarëve, përballë një qeverie që e cilësoi fatkeqësi kombëtare.
Pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më mirë, tha Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Ne nuk dorëzohemi përballë pakicës që ka ndaluar dhunshëm ndryshimin, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, ne nuk heqim dorë nga Shqipëria