BallinaKronikeIa vranë burrin para syve/Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së ish-bankierit italian: E...

Ia vranë burrin para syve/Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së ish-bankierit italian: E pashë të shembej përtokë!

spot_img
spot_img

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e bashkëshortes së ish-bankierit italian Giovanni Caramuscio që u ekzekutua dje në mbrëmje nga dy vëllezër shqiptarë, ndërsa po tërhiqte para në një bankomat.

Anna Quarta tregon momentet kur dy persona kanë qëlluar me një pistoletë Beretta bashkëshortin e saj, i cili është rrëzuar menjëherë përtokë.

E pashë Giovanni-n të shembej përtokë. Vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoj të ngrihej. Por ai tashmë kishte vdekur. Nuk po e besoja, dhe ende nuk e besoj”, ka deklaruar bashkëshortja e viktimës.

Ajo po ashtu ka treguar se i kishte thënë bashkëshortit që ti tërhiqte paratë ditën tjetër. “Giovanni më tha: Ndalojmë një moment, duhet të tërheq disa para”, ndërsa Anna iu përgjigj: “E bëjmë nesër”. Megjithatë Giovanni këmbënguli dhe Anna po e priste pranë makinës, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar edhe skenën e vrasjes, ku dy vëllezërit shqiptarë ishin të maskuar me maska anti-Covid.

Ata e kërcënuan me armë ish-bankierin, ndërsa ai reagoi instinktivisht duke e shtyrë njërin prej tyre. Por reagimi i tjetrit ishte fatal, duke e qëlluar me pistoletë Beretta me 5 plumba, dy prej të cilëve përfunduan në gjoksin e viktimës.

Dyshohet se pistoleta Beretta kalibër 9 është shkrepur nga Paulin Mecaj. E njëjta armë është gjetur nga hetuesit në shtëpinë e autorit të dyshuar.

69-vjeçari i ndjerë ishte një ish-bankier tanimë në pension që kishte punuar në Napoli. Ai u qëllua me armë të premten në mbrëmje ndërsa po kthehej me gruan në shtëpi, pas një darke festive me miq e të afërm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular