BallinaKronikeNuk iu mundësua udhëtimi, 42-vjeçarja godet punonjësen e një kompanie ajrore. Detajet...

Nuk iu mundësua udhëtimi, 42-vjeçarja godet punonjësen e një kompanie ajrore. Detajet e policisë

spot_img
spot_img

Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia e Rinasit, pasi goditi punonjësen e një kompanie ajrore. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak se punonjësja nuk i ka mundësuar udhëtimin qytetares, për shkaqe që nuk vareshin prej saj.

E arrestuara është 42-vjeçarja me iniciale Sh.K, e cila akuzohet për “Goditja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular