BallinaAktualitetYuri Kim takon një nga idhujt e saj shqiptar: Faleminderit që ishe...

Yuri Kim takon një nga idhujt e saj shqiptar: Faleminderit që ishe një dritë kaq verbuese dhe e bukur

spot_img
spot_img

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot yllin e muzikës operistike, Ermonela Jahon.

Fotot me të i ka postuar në Instagram, ku krahas tyre shkruan se ndihet tepër e ngazëllyer dhe me fat që takoi një nga idhujt e saj.

Diplomatja amerikane tregoi dhe disa gjëra nga biseda me artisten, duke thënë se folën për shumë gjëra të vlefshme, dhe kryesisht artin e muzikën, por dhe marrëdhëniet me njerëzit.

“Sot takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular