Nga Korça, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka folur për integrimin e vendit tonë në BE.
Ambasadori Zingraf është pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, duke e cilësuar këtë një pyetje 1 milion dollarëshe.
“Është një pyejte 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me prtnere dhe ende shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevoshme, ne duam ti respektojme premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejme gjithcka që mundemi me partneret”, ka deklaruar ambasadori.
Më tej, kryediplomati gjerman është pyetur se “Dje u mbushen 5 vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi, a ka ardhur koha per rezultate ne luften kunder korrupsionit te zyrtareve te nivelit te larte?
“Kjo është gjithmonë një çeshtje, ne e kemi parë që rreforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen , me mbeshtetje mund të arrithet, qasjet pragamatike dhe praktike mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, dhe ka nevoje te vazhdoje te ece perpara”, ka thënë Zingraf.
Pyetjes se “Opozita ne shtator do te kerkoje ne parlament nje reforme te re territoriale e zgjedhore, a duhet mazhoranca dhe opozita te punojne se bashku per keto reforma?”, ambasadori i është përgjigjur se “Une e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk jane zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner eshte shprehur që do të shkojnë pas asaj cfare ka mbetur mbrapa, une do të mireprisja vazhdimësine e procesit te kesaj reforme, kjo eshte cfare i përket parlamentit”.