BallinaAktualitetLufta në PS, 200 mijë € në mes në sherrin e Petro...

Lufta në PS, 200 mijë € në mes në sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!

spot_img
spot_img

Prej ditësh në PS-në e Fierit, ka nisur një përplasje mes kreut lokal të saj, Petro Koçit dhe zyrtarëve socialistë.

Fillimisht ishte Koçi që sulmoi kreun e Bashkisë, Armando Subashi, duke deklaruar se krimi në këtë zonë ka pushtuar gjithçka. Por edhe Subashi nuk qëndroi duar kryq

Njerëzit e tij, kanë vendosur të sulmojnë Koçin.

Në një mesazh të dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, thuhet se lufta në PS e Fierit, ka nisur pasi Petro Koçi ka kërkuar 200 mijë euro.

Mesazhi i plotë i botuar nga ish-kryeministri Sali Berisha:

200000 € në mes në sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!

Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! sb

Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra.

Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin.

PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe Subashi nuk i jep perqindje tek tenderat.

Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babëzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular