Një sherr mes shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Larissa-s, në Greqi.
Mësohet se dy persona i kanë prerë rrugën një makine ku udhëtonte një shqiptar dhe kanë nisur të godasin xhamin e mjetit me sqepar.
Ata kanë arritur ta thyejnë xhamin por janë plagosur në dorë. Fatmirësisht nuk pati viktima.
Të tre personat njiheshin me njëri-tjetrin teksa mediat helene nuk kanë bërë të ditur motivin e konfliktit.
Dy të rinjtë u larguan nga vendngjarja dhe shkuan në një spital për të shëruar plagët e marra në dorë.
Por arratia e tyre është ndalur aty pasi ka mbërritur policia dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.