BallinaAktualitetIronia e gazetarit: Shqipërinë e drejton Rama, por Petroja ankohet për krimin

Ironia e gazetarit: Shqipërinë e drejton Rama, por Petroja ankohet për krimin

spot_img

Deklarimet e Petro Koçit dhe dëshmia e tij sot tek SPAK, kanë sjellë reagime të ndryshme.

Duket si një luftë brenda llojit, por më shumë duket se është tentativë për të tërhequr vëmendje.

Për gazetarin Klodian Tomorri, kjo situatë është e çuditshme.

Sipas tij, Shqipërinë e drejton Edi Rama me dorë të hekurt, por Petro Koçin e shqetëson krimi.

Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Kjo është gallatë e madhe!

Fieri ka që në kohen e Ismail Qemalit, që qeveriset nga socialistet. Nga kryetari i qarkut deri tek kryepleqtë e fshatrave. Këto 100 vitet e fundit të gjithë kanë qenë socialiste. Dmth i djathti i fundit me pushtet aty duhet të ketë qenë ndonjë xhandar i Zogut. Por Petro Koçi ankohet se financat publike në Fier janë në duart e krimit.

Rama ka 8 vjet që qeveris me pushtet absolut në Shqipëri. Dmth ky i cakton vet ku do kalojë rruga, me ca ngjyre do lyhen pallatet, ku do bëhet porti, si do jetë aeroporti. Të gjitha. Por  ankohet se këtu vidhet shumë me tenderat.

Zv/kryeministri është numri dy i qeverisë. Por ankohet se nuk e lëne të flejë gjumë betonierët e Lalit.

Ka qene një skeç me Koço Devolen e madh, kur bie tek puseta. Ne presim nga segmentet, por segmentet paskan rënë vet brenda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular