BallinaKronikeMe pranga dhe këmishën me gjak, ja sa vjet burg rrezikon shoferi...

Me pranga dhe këmishën me gjak, ja sa vjet burg rrezikon shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci

spot_img
spot_img

Shoferi i autobusit që shkaktoi dje tragjedinë shqiptare në Kroaci ka dalë sot përpara prokurorit, ndërsa sipas të gjitha gjasave, do të mbetet në qeli, shkruajnë mediat kroate. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se e zuri gjumi mbi timon.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Brod-Posavina, Damir Brezić u shpreh për mediat se shoferi u mor në pyetje pa avokat, por edhe pa një përkthyes të gjuhës shqipe, “sepse ai e kupton mirë gjuhën kroate”.

Në momentin që u dërgua në prokurori, shoferi shoqërohej nga dy oficerë policie, me duart në pranga, maskë mbrojtëse anti-covid dhe kokën e ulur. Në këmishën e tij duken ende njollat e gjakut nga tragjedia.

Image

Mediat kroate, theksojnë se bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular