Policia ka zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylber Elezi duke cilësuar si autore nënë e vajzë.
Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Klos, Mat
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.
Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :
M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.