BallinaAktualitetElton Ilirjani: Shyqyr Zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë

Elton Ilirjani: Shyqyr Zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë

spot_img
spot_img

Elton Ilirjani ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku u pyet nga gazetari Arian Çani për look-un e tij dhe se si ka ndryshuar këto vite.

Ilirjani u shpreh se nuk dëshiron të ndryshojë gjininë. Gjithashtu ai tha se është shumë i kënaqur që nuk do të shkojë më me meshkuj shqiptarë.

Arian Çani: Ti ende nuk e ke ndryshuar gjininë? Ke ndryshuar look-un, nga çun je bërë gocë, por gjininë nuk e ke ndryshuar akoma?

Elton Ilirjani: Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi seksual të bën femër apo mashkull.

Arian Çani: Edhe të bën, Elton le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara se të ikje, kur të takova për herë të parë, totalisht, po them normat e dukjes, deri këtu ka ca gjëra bazike që i kuptoj, ti ke qenë totalisht mashkull, pa buzë të fryra, ishe normal, por tani je gocë. Gocë në look po them.

Elton Ilirjani: Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.  Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam në Amerikë. Meshkujt shqiptarë edhe kur shkojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Kam frikë që një transgjinor në Shqipëri bëhen të tillë se duan të kënaqin meshkujt. Kjo është gabim./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular