BallinaKryesore“Të parandalohet çdo formë presioni ndaj votuesve”/ Raporti final: Hetim të thelluar...

“Të parandalohet çdo formë presioni ndaj votuesve”/ Raporti final: Hetim të thelluar për rastet e blerjes së votës

Në rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndër të tjera theksohet edhe presioni ndaj votuesve, duke kërkuar nga shteti që të parandalohet çdo formë e tillë për të zbuluar votën e qytetarëve.

Po ashtu, OSBE kërkon nga autoritetet e zbatimit të ligjit se duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës.

“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje”, thuhet ne raport.

REKOMANDIMET PRIORITARE

    1. Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për t’i adresuar ODIHR-it dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe duhet të realizohet mirë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
    2. Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për të zbuluar se si kanë votuar qytetarët duhet të parandalohen.
    3. Autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti për blerje votash ose presioni.
    4. Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje.
    5. Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhorë me synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajmet e transmetuara.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular