Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por fut minikarantimin 5 ditor.
Italia ka vendosur rregulla të reja antiCovid për lëvizjet me vendet ekstra europiane e ekstra zonës Schengen.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjore i cili hyn menjëherë në fuqi, publikuar në Gazetën zyrtare e duke iu përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.
Shqipëria është klaisifikuar në listën D ku janë renditur dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi e vendet SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhajn, Japoni, Moldavia, Katar , Irlandë e Veriut etj.
Kushti
Hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve apo që kanë tranzituar në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve.
Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor, të formularit të lokalizimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër.
Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezulatit negativ të tampnit antigjenikë o molekular anticovid jo më shumë se 72 orë para nisjes.
Ky afat kohor është reduktuar në 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të detyrueshme minikarantinimi me besim për 5 ditë, pranë adresën që çdo udhëtarë nga Shqipëria, nga Kosova e nga vendet e tjera të përfshira në këtë listë kanë regjistruar, shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati.
Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.
Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.
Udhëtimi në territorin italain me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, por kërkon zbatimin e dy rregullave të tjera.