Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ish-bankierit, Giovanni Caramuscio, ku mes të arrestuarve është edhe shqiptari, Paulin Mecaj.
Në telefonin e 30-vjeçarit shqiptar janë zbuluar 4 fotografi dhe një video. Këto materiale tregojnë Paulin Mecajn, si dhe janë zbuluar disa mesazhe.
Në biseda e ‘whatsapp’, Mecaj komunikon me një mik. Ky i fundit, përmes një mesazhi zanor në datën 15 korrik, thotë: “Oh !!! Shok, më dërgo një… disa fotografi… atë makinën dhe një video mos harro ”. Kjo pasohet nga një seri fotografish të dërguara nga 30-vjeçari shqiptar. Në njërën prej tyre është paraqitur arma e mbajtur në kuti.
Këta elementë janë domethënës, sepse gjatë hetimeve doli se 30-vjeçari shqiptar mbante një pistoletë gjysmë automatike me pëlumba të kalibrit që përputheshin me ato që u gjetën në vendin e krimit.
Më tej bisedat vazhdojnë edhe në 16 korrik, ditën kur ndodhi vrasja. 30-vjeçari shqiptar merr një fotografi të një karteje ATM nga bashkëbiseduesi i tij.
“Oh djalë, ke bërë gjë?”– Kësaj pyetje, Mecaj i përgjigjet “jo djalë, më duhet të shkoj në bankë”.
KRIMI
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Lequiles në Leçe teksa Giovanni Caramuscio tërhiqte para nga një ATM.
Ai u qëllua me armë nga një person në sy të bashkëshortes. Më pas ata i morën paratë dhe u larguan. Për këtë ngjarje u arrestuan shqiptari Paulin Meçaj dhe Italiani Andrea Capone i cili u zbulua nga xhupi që kishte veshur dhe e kishte hedhur pranë vendngjarjes.
Ndërkohë pak ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit, bashkëshortja e tij, Anna Quarta tregon momentet kur dy persona kanë qëlluar me një pistoletë Beretta ish-bankierin, i cili është rrëzuar menjëherë përtokë.