Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të Kurbinit.
Një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë. Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.
Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.
Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.
Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes