Temperaturat e larta pritet të na shoqërojnë edhe gjatë 15 ditëshit të parë të muajit gusht, thotë sinoptikani Hakil Osmani në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora.
Përgjatë gjithë gjysmës së parë të muajit gusht vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet, në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, por nuk do të jenë problematike
Ndërkoha gjysma e dytë e muajit do sjellë normalizim të kushteve atmosferike, me rënien e temperaturave, që pritet të shkojnë deri në 34 gradë celcius
“Në 15 ditëshin e parë të muajit gusht pritet të kemi temperatura të larta. Temperaturat e larta do të shoqërohen me mbizotërimin e kthjellimeve, kryesisht në zonat e ulëta bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herë pas hershme vranësirash, por nuk do të jenë problematike.
Pritet që në 15 ditëshin e dytë të kemi një normalizim, për sa i përket vlerave termike, duke u afruar kështu afër temperaturave tipike për sa i përket muajit gusht. Pritet që temperatura maksimale në 15 ditëshin e dytë të zbresë në vlerat 34 Gradë Celcius. Pjesa e dytë e gushtit pritet të jetë nj gusht më normal, për sa i përket vlerave termike.”